Vodhi në një lokal, një makinë dhe tentoi të vidhte dy automjtete të tjera, pranga 47-vjeçarit në Tiranë.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, i cili akuzohet se gjatë një ditë vodhi në një lokal, vodhi një makinë dhe gjithashtu tentoi të vidhte dy automjete të tjera.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi F.(Z.) T., 47 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.03.2025, ka vjedhur me thyerje produkte të ndryshme në lokalin e shtetasit L. H. dhe automjetin e këtij shtetasi, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 automjete të tjera të parkuara afër këtij lokali, të cilëve iu ka thyer xhamat.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e vjedhur nga 47-vjeçari.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
