Nuredin Dumani zbuloi në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion arsyen e ‘thyerjes’ së marrëdhënies me Talo Çelën.Sipas gazetares së Top Channel, Dumani tha se Çela urdhëroi vrasjen e vëllait të tij.

Avokati Përparim Kulluri: Si jeni arrestuar?

Dumani: Isha i plagosur.

Avokati: Keni thënë se do vrisnit Otin? Pse nuk e vratë?

Dumani: Sepse nuk ishte në Elbasan.

Avokati: Pse i thatë Suel Çelës “më vranë” dhe pastaj “më vratw”?

Dumani: Sepse vetëm ai e dinte që unë isha aty.

Avokati: Pse i jeni drejtuar Suel Çelës me fjalën “më vratë” ne Sky. Pse ja atribuon tentativën e vrasjes Suel Çelës?

Dumani: Mua më ka nxjerrë në pritë Sueli. Unë kam shkuar atë ditë në Elbasan bashkë me Henrik Hoxhën të vrisnim Ot Kilën. Shkuam me dy makina, por ai nuk ishte fare në Elbasan.

Henriku komunikonte vazhdimisht me Suel Çelën. Unë vetëm pas atentatin i shkruaja. Më pas nuk kam komunikuar më edhe pse ai ka kërkuar. Do zbardhet  Matriksi e do dalin.

Avokati: Pse e bëre marrëveshjen me prokurorinë?

Dumani: Se atëherë mu hapën sytë.

Avokati: Çfarë ju ka premtuar prokuroria për marrëveshjen e bashkëpunimit?

Dumani: Asnjë gjë.

Avokati: Kur e njohe Talo Çelën?

Dumani: Fundi i 2009 fillim 2010. Jam njohur nga Ilirjan Feçi.

Avokati: Pse u prishëm marrëdhëniet me Talo Çelën?

Dumani: Ai ka urdhëruar Altin Ndocin të vrasë vëllanë tim.

Avokati: A ka ndenjur makina që u përdor në vrasjen e Andi Zylyfit në garazhin tënd?

Dumani: Po. Ka qenë një makinë që e kishte vjedhur më parë Altin Ndoci.

Avokati: A është përdorur në ngjarje tjetër?

Dumani: Po për një ngjarje tjetër në Spitallë. Porositës ishte Baca, Gim Kabashi.

Avokati: Keni pretenduar se Fatos Gosa ka qenë informator tek vrasja e Andi Zylyfit?

Dumani: Po ka qenë. E kam paguar.

Avokati: Si ka informuar Gosa?

Dumani: Me telefon të enkriptuar. Fliste Talo Çela me të.