Dalin pamjet e reja nga vila e kthyer në ‘shtëpi bari’ në Laknas dhe dy vëllezërit e arrestuar nga Policia e Tiranës ditën e sotme (19 mars) gjatë operacionit të koduar “Llamba”.
Të arrestuarit janë Shkëlqim Matraxhi, Fatmir Matraxhi, 38 dhe 28 vjeç, si dhe Endrit Paja, 29 vjeç. Policia shpërndau edhe pamjet e operacionit, ky mësyn në ‘shtëpinë e barit’ të pajisur me mjetet
Report Tv dhe gazetari Sokol Dema kanë siguruar pamjet e reja dhe fotografitë e të dyshuarve.
Kati i dytë i vilës trekatëshe ishte kthyer në fermë kanabisi me mbi 20 rrënjë të mbjella, të tjerat të thara e paketuara si dhe një sasi e përpunuar.about:blank
Pranë tyre pajisjet më të sofistikuara, pasi të dyshuarit besohet se kishin eksperiencë të mëparshme në këtë aktivitet, aspiratorë dhe freskuese për të larguar aromën. Gjithashtu edhe bokse për të vendosur muzikë me zë të lartë, që të mos binte në sy aktiviteti i paligjshëm.
Në FOTO janë dy vëllezërit Matraxhi të arrestuar, teksa hetimet i ndjek Prokuroria e Tiranës.
