Kuzhina elbasanase është një ndër kuzhinat më të pasura në Shqiparëi. Larmishëria e gatimeve bën që zgjedhjet të jenë të shumta dhe shijet karakteristike.
Një nga gtaimet me të cilat krenohet kulinaria elbasanase është edhe Qulli me arra.
Ky gatim përdoret kryessht gjatë muajve të ftohtë të dimrit dhe po ashtu me raste festash.
Shumë familje elbasanase por edhe nga Librazhdi zgjedhin ta gatuajnë edhe pë festat e fundvitit.Përgatitja e tij është shumë e lehtë.
Më poshtë ju japim recetën.
Përgatitet me gjel deti, arra, me pak miell dhe me gjalpë. Merret një sasi e caktuar arrash, të cilat shtypen.
Merret një sasi gjalpi, me të cilin skuqim miellin dhe arrat e shtypura. Më pas i hedhim lëngun e mishit të gjelit të pjekur, pak hudhra të shtypura dhe pak uthull dhe lihen të ziejnë.
Mbas zierjes, ato ndahen në racione në tava të vogla balte dhe piqen në furrë. Mbasi piqen, nxirren nga furra, dhe përsipër i vendosim copat e mishit të gjelit të pjekur./Egnatia news