Duke nisur nga ky sezon turistik, parkingjet publike në Shëngjin do të jenë me pagese. Vendimi është marrë nga Bashkia e Lezhës e cila nga ana tjetër ende nuk ka vendosur përfundimisht tarifën që do të paguhet nga vizitorët në zonën turistike.
Koha e parkimit falas në Shëngjin ka mbaruar.
Duke nisur nga ky sezon turistik, parkimet publike në zonën turistike do të jenë me pagesë.
Në Bashkinë e Lezhës, argumentojnë vendimin me faktin se hapësira publike është një ndër asetet kryesore që njësia vendore krijon të ardhura, por thonë se çmimi nuk do të jetë i lartë për të rënduar në xhepat e vizitorëve.
Ermal Pacaj: Hapësirat publike do të jetë me pagesë. Ne si bashki po bëjmë një studim që nuk do të vrasë turistët. 400 vende parkimi nuk mund të jenë vetëm për 400 turistë. Duhet të jenë për të gjithë.
Të ardhurat thuhet se do të përkthehen në shërbime dhe investime për zonën turistike të Shëngjinit.
Ermal Pacaj: Hapësira publike Shëngjinin është një hapësirë ku mund të gjenerojmë të ardhura që do të kthehen në investime për turizmin.
Sipas të dhënave në të gjithë Shëngjinin janë rreth 400 vend parkime publike dhe përmes vendosjes se pagesës synohet që të shmanget dhe kaosi në lëvizje që krijohet gjatë sezonit turistik.
ora tv