10 mins më parë 0
Një 39-vjeçar është plagosur në dorë pasi i ka shpërthyer një granatë ndërsa ishte duke punuar tokën.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 39-vjeçari ishte duke punuar tokën me frezë në momentin që ka rënë në kontakt me granatën e cila ka shpërthyer.
Bëhet me dije se personi i identifikuar si Hergert Spahiu ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 16.05.2021, rreth orës 16:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi H. S., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, i cili duke punuar tokën e tij me një mjet bujqësor tip frezë, ka rënë në kontakt me një mjet shpërthyes (dyshohet granatë e vjetër) ku për pasojë ky shtetas ka marrë dëmtime në dorë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)