
Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me kontrolle dhe masat e tjera hetimore që lidhen me tragjedinë e madhe të 16 marsit në Koçan.
Organi i akuzës ka njoftuar se ka kryer bastisje në Koçan dhe Shkup, ka konfiskuar pajisje elektronike dhe mjetet e provës janë dorëzuar për ekspertizë. Në hetim do të përfshihet edhe Policia Financiare mbi dyshimet për inkriminimin e subjekteve të caktuara në tragjedinë e Koçanit.
Në lidhje me këtë rast, të hënën janë arrestuar bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”, Dejan Jovanov-Deko, ku janë konfiskuar pesë telefona dhe ato ende ndodhen në polici, raporton Shenja TV.
Policia ka kryer bastisje edhe në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka hyrë për kontroll në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan, ndërsa pronari i diskotekës “Puls” ndodhet në një spital të Lituanisë. Ai është njëri prej katër pacientëve që po kurohen në këtë vend.
