
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Policia bën me dije se automjeti tip Volkswagen dhe Mistrubish janë janë përplasur “kokë më kokë” dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.
Po ashtu ësjtë plagosur edhe pasagjeri me iniciale D.P.,19 vjeç i cili ndodhej në një prej mjeteve.
“Rreth orës 18:30, në Shëngjin, automjeti tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi K. K., rreth 21 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi”, i drejtuar nga shtetasi P. Gj., 65 vjeç, banues në Lezhë.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e automjeteve si dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin “Volkswagen”, shtetasi D. P., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
