Ishte një fundjavë pozitive kjo që sapo lamë pas për futbollistët shqiptarë që aktivizohen në Europë.
Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave, “Sofa Score” , Amir Abrashi është vlerësuar si më i miri në këtë fundjavë duke marrë notën 7,3. Ku në fitoren me rezultatin 4-0 të Bazelit të tij ndaj Zyrihut, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë një nga më të mirët në fushën e blertë.
I dyti është renditur, Isnik Alimi i cili vlerësohet me notën 7,2, ku me Sibenikun e tij ka kryer paraqitje pozitive edhe pse janë mundur në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Hajduku i Splitit.
I treti është renditur Elseid Hysaj i cili është vlerësuar me notën 7,2 ku ka arritur të bëjë një super paraqitje në fitoren e Napolit 0-2 ndaj Fiorentinës.
I katërti është renditur Ivan Balliu i cili vlerësohet me notën 7,2 ku me Almerian ka barazuar 1-1 ndaj Albasetes në La Liga 2.
I pesti është renditur Marash Kumbulla i cili vlerësohet me notën 7,0. Mbrojtësi i Kombëtares shqipatre ka bërë një paraqitje fantastike me Romën në derbi ndaj Lacios ku verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 2-0.