Erion Murataj PSD

Një 25-vjeçar i identifikuar si Indrit Isufi është arrestur nga Policia e Lezhës pasi posedonte kokainë dhe kanabis dhe kishte për qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit fizik, blutë kanë sekuestruar doza të lëndëve narkotike dhe një mjet prerës në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Po luante me armën e vëllait kur qëlloi veten në kokë, ndërron jetë 13-vjeçari në Romë

Kreu rreth 50 sulme ndaj vendasve, “arrestohet” zogu që terrorizoi anglezët

Ky është 43-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”