Erion Murataj PSD

Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me kalcium si pjesë e dietës tuaj të ekuilibruar. Ky metal përbën 40% të kockave dhe çdo mungesë e tij në dietë mund të çojë në osteoporozë.

Ju gjithashtu keni nevojë për një sasi të mjaftueshme të vitaminës D për të përthithur më shumë kalcium nga ushqimi. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, të rriturit 19-50 vjeç kanë nevojë për rreth 1000 mg kalcium në ditë, ndërsa gratë që ushqejnë fëmijën me gji dhe njerëzit mbi 50 vjeç kanë nevojë për 1200 mg në ditë. Për fat të keq, marrja e ulët e kalciumit zakonisht vërehet kur është tepër vonë.


Megjithatë, njohja e simptomave të mungesës mund të ndihmojë në korrigjimin e problemit.

Këto mund të jenë:

Ngërçe muskulore ose dobësi
Ritmi jonormal i zemrës
Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në gishta
Humbje ose konfuzion i kujtesës
Thonjtë e dobët ose të brishtë
Thyerje e lehtë e kockave