Pas njoftimit në muajin qershor se kompania Apple do të hiqte dorë nga procesorët Intel që kishte përdorur që nga 2006, ajo menjëherë ka prezantuar kompjuterat e parë Mac me chipet e projektuara nga Apple.
Sipas Apple, avantazhet e përdorimit të chipeve M1, përfshinin jetëgjatësi më të madhe të baterisë, zgjim të menjëhershëm nga Sleep Mode, dhe aftësinë për të përdorur aplikacionet iOS.
Kompania shtoi se kishte optimizuar të gjitha aplikacionet e saj Mac, por tani duhet të bindë edhe prodhuesit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. Kompjuterat e rinj përfshijnë versione të reja të macBook Air 13 inchësh, që nuk ka më nevojë për ventilator për ta mbajtur të ftohtë procesorin; MacBook Pro që Apple thotë se tani mund të luajë video për 20 orë me një karikim të vetëm baterie dhe MacMini, kompjuterin desktop pa ekran.
Faqja e internetit e Apple, tregon se këto do të jenë të vetmet lloje MacBook Air që do të shiten tani e tutje por se do të vazhdojë të ofrojë edhe dy modele me chipe Intel si opsion. Kompjuterat e rinj do të dalin në shitje javën e ardhshme.