Tamponët janë kthyer në një çështje shqetësuese në shtëpinë e Lazios, mbi të gjitha pasi kjo tashmë ka kaluar në duart e prokurorisë. Immobile, Lucas Leiva dhe Thomas Strakosha nuk u lejuan nga UEFA të udhëtonin në Kiev, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e trete në fazën e grupeve, pasi kishte dyshime të forta mbi vërtetësinë e tamponëve. Në Itali nisi një hetim ndërsa ritestimi i tamponëve ka nxjerr një përfundim që mund ti hap telashe ekipit lacial.
Mbrëmjen e së martës kanë dalë përgjigjet e ritestimeve që iu nënshtruan të tre lojtarët më 6 nëntor përpara ndeshjes kundër Juves. Immobile dhe Lucas Leiva dolën sërish negativ, ndërsa Thomas Strakosha pozitiv. Klubi lacial dhe laboratori “Futura Diagnostica” akuzohen se kanë manipuluar rezultatet e analizave për COVID-19 të lojtarëve të Lacios.