Një skenë ‘”Far West’’ ka ndodhur në mes të Athinës me protagonistë shqiptarë 4 ditë më parë.
Mediat greke raportojnë se dy grabitës shqiptarë kanë sulmuar policët grekë pasi kishin vjedhur një makinë dhe më pas kishin hapur një dyqan celularësh për të marrë sende me vlerë deri në 3 mijë euro.
Shqiptarët u munduan të arratisen por pas më shumë se 20 minutash ndjekje ata u kapën.
Gjithçka nisi në kryqëzimin e rrugëve Petras dhe Nafplio ku grabitësit shqiptarë po udhëtonin me një automjet dhe Policia dyshoi menjëherë tek ta duke iu vendosur nga pas.
Ata e parkuan më tej makinën dhe ecën në këmbë mbi linjën e trenit teksa Policia i njohu dhe nisi ndjekjen e tyre.
Gjatë aksionit, një prej shqiptarëve ka goditur një prej policëve grekë që ishte me motor duke i rrezikuar jetën. Po ashtu edhe grabitësi tjetër synoi të bëjë të njëjtën gjë.