
Pasditen e sotme Vëllai i Madh ka futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, një zarf të bardhë. Rozana, Laerti, Gjesti dhe Egli do të flasin për njëri-tjetrin.
Secili me radhë do të argumentojë se pse bashkëfinalisti tjetër nuk duhet që të fitojë këtë edicion të reality show-t.
I pari që e mori fjalën ishte Gjesti, i cili për Laertin tha:
“Ka përdorur shumë karta prekëse, të cilat janë patriotizmi, i ka shfrytëzuar për lojë. Laerti është i respektuar po sa ka bërë këtu respekt ndaj të tjerëve nuk është aq, e ka përdorur edhe këtë për të dalë mirë në publik. Mendimi im. Dy karta shumë të rëndësishme. Është munduar të tregohet shumë burrë i sjellshëm.
Laerti ka patur lojën me Valbonën, se ka dashur kurrë dhe u pa.
Edhe tjetra është se është munduar të tregohet shumë i ditur. Ju ka dukur vetja në ajër. I ditur je, por aq shumë sa me ulur tjetër kënd nuk është mirë. Nuk ka bërë lojë uau për mendimin tim. Nuk ka qenë vetja, ka qenë tjetër kush brenda, nuk ka qenë vetja 100 për qind”.
