Një park lojërash në Kinë ka vendosur të ofrojë përvojën më të ngjashme që një njeri mund të marrë, nëse do të kishte qenë pjesëtar në bordin e anijes së famshme Titanik.
Një model i ngjashëm i anijes së mbytur po ndërtohet në Daying County në provincën Sichuan. E quajtur “Titaniku që s’mbytet”, anija ka të njëjtat përmasa me origjinalin: 269.06 metra e gjatë dhe 28,19 metra e gjerë.
Anija do jetë në qendër të parkut të quajtur Romandisea dhe do të ketë të njëjtat kushte me Titanikun, duke përfshirë këtu sallat e banketeve, teatro, kuvertat e vëzhgimit dhe një pishinë.
Turistët do të mund të paguajnë për të kaluar natën në anijen e famshme, e cila do të jetë e ankoruar në mënyrë të përhershme disa milja larg detit në një rezervuar në lumin Qijiang, rreth 130 km nga Chengdu, kryeqyteti i provincës.