Erion Murataj PSD

Papa Françesku ndërroi jetë brenda gjysmë ore, mëngjesin e së hënës, zbulojnë burime të mirëinformuara të Vatikanit.

Papa Françesku, siç raportohet në Sky News, u zgjua në orën 6 të mëngjesit të së hënës dhe ishte mirë për të paktën një orë. Rreth orës 7 të mëngjesit, njësia mjekësore e Vatikanit mori një telefonatë urgjente nga banesa e tij Santa Marta ku kishte zgjedhur të jetonte.

Stafi mjekësor shqyrtoi ndër të tjera mundësinë e transferimit të Papës në spitalin Gemelli, ku ai ishte shtruar për pneumoni në shkurt dhe mars. Po ashtu edhe policia e Romës mori një kërkesë urgjente për shoqërimin e Papës pas orës 7 të mëngjesit, thanë burimet. Megjithatë, gjendja e Papa Françeskut u përkeqësua shpejt dhe kërkesa u anulua. Françesku i tundi kokën infermierit të tij personal Massimiliano Strapetti dhe ra në koma.

Papa Françesku u nda nga jeta në orën 7:35 në moshën 88-vjeçare.

“Ai nuk vuajti, gjithçka ndodhi shumë shpejt.”, thanë të pranishmit për Vatican News, media zyrtare e Selisë së Shenjtë.

“Faleminderit që më ktheve në shesh!” Këto ishin fjalët e Papa Françeskut drejtuar infermierit personal, i cili e nxiti të bënte një udhëtim të fundit në sheshin e Shën Pjetrit me automjetin special të dielën e Pashkëve.

Kjo ishte një nga frazat e fundit të Papës para vdekjes së tij, sipas Vatican News.

Pas bekimit tradicional “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Françesku u shfaq në “Popemobile” në sheshin e Shën Pjetrit, për habinë e mijëra besimtarëve që ishin mbledhur për Pashkë