Erion Murataj PSD

Qytetarët duhet që të tregojnë kujdes, pasi një skemë e re mashtrimi për të vjedh të dhënat po qarkullon së fundmi në formën e një mesazhi që u dërgohet qytetarëve në emër të Raiffeisen Bank.

Në mesazh thuhet se llogaria bankare e tyre është çaktivizuar për arsye sigurie dhe kërkohet që qytetari të klikojë në një link për ta riaktivizuar atë, që në fakt ka qëllimin që të marrë të dhënat e përdoruesit të celularit.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që dërgohen mesazhe të tilla, një mesazh mashtrues qarkulloi edhe pak kohë më parë ku qytetarëve u kërkohej që të plotësonin një sondazh.