Rreth 120 familje që kanë blerë apartamente në një kompleks të ndërtuar nga “Star Construction” nuk kanë mundur të futen në banesat e tyre prej më shumë se 10 vitesh, për shkak të konflikteve mes ndërtuesve Sino Llanaj dhe Albert Allmuca.

Banorët protestuan këtë të martë para Ministrisë së Drejtësisë. 

“Nuk kemi asnjë pengesë ligjore për të na bllokuar neve të marrin në posedim pronën tonë. Albert Allmuça po na bllokon të hymë në ambientet e brendshme.

Për katër banorë ka dalë vendimi, edhe juristi e ka thënë të qartë se ku vendim duhet të merret për të gjithë banoret edhe kjo vetëm për ato 4 persona. Drejtësia mu duke me e pafuqishme përballe Allmucaj”.

“Nuk kemi asnjë pengesë ligjore për të na bllokuar neve të marrin në posedim pronën tonë. Albert Allmuça po na bllokon të hymë në ambientet e brendshme. Për katër banorë ka dalë vendimi, edhe juristi e ka thënë të qartë se ku vendim duhet të merret për të gjithë banoret edhe kjo vetëm për ato 4 persona. Drejtësia mu duke me e pafuqishme përballe Allmucaj.”

“Sino Llanaj është mashtrues dhe Alber Allmuca. Ne s’kemi pse paguajmë dallaveren e këtyre personave. Jemi këtu para drejtësisë në forme demokratike. Jemi ne mëshirë të fatit.”

Kemi që në vitin 2016, nuk jemi futur akoma brenda. Ne na mbajnë përjashta. Çfarë mund te bej unë, jam një pensioniste, po rris 2 fëmijë. Nusja ime nuk arriti të gëzojnë shtëpinë tonë.

“Jemi fitues në shkallë të parë, kemi 10 muaj që presim datën e Apelit. Ndaj jemi këtu në Ministrinë e Drejtësisë të përshpejtoje datën. Edhe pse jemi të cituar në këtë vendim, ligji shqiptar thotë se duhet të kishim emrin edhe mbiemrin në vendim. Ne ndoqëm rrugën e banorëve të tjerë, por ne presim këtu e 10 muaj të na caktohet data. Prokurorja nuk lejon zbatimin e këtij vendimi. Ajo e ka ankimuar në apel me pretendimin se të dy ortakët janë në gjyq. Ata flasin me shifra marramendëse nuk me hynë fare pune ata, unë dua thjeshtë pronën time”, shprehen protestuesit.