
Kjo e shtunë është një ditë zie dhe për Shqipërinë, kjo pas funeralit të Papa Françeskut që do të mbahet në Romë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetet sociale në nderim të Papa Françeskut.
Ai theksoi se Ati i Shenjtë, përveç rolit të tij të jashtëzakonshëm si lider shpirtëror, kishte një lidhje të veçantë me Shqipërinë, kjo pas vizitës që ai kreu në Tiranë disa vite më parë.
“Mirëmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkroi Rama në postimin e tij.
