Erion Murataj PSD

Një grua ka humbur jetën nga një zjarr që ra në apartamentin e saj në zonën e Carabanchel, në jug të Madridit, duke shënuar viktimën e parë si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Sipas informacioneve të para nga policia spanjolle, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qiri.

Agjencia SAMUR ka konfirmuar se 13 persona të tjerë po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa pesë prej tyre janë në gjendje kritike dhe janë dërguar në spital.

Shërbimet zjarrfikëse kanë shpëtuar rreth 200 persona, shumica e të cilëve kishin mbetur të bllokuar në ashensorë.