Drejtoria Vendore e Elbasanit ka bërë të ditur sot, përmes një njoftimi oraret e levizjes së qytetarëve, funksionimin e bareve dhe restoranteve si edhe disa aktiviteteve të tjera.
Njoftimi i plotë
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Nisur nga situata e pandemisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, bëjmë me dije qytetarët e Qarkut Elbasan se;
Duke filluar nga dita e sotme, ndalohet levizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Përjashtohen rastet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
Personat që lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duhet të pajisen me autorizim në portalin e-Albania.
Personeli shëndetësor, punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike, përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke patur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë institucioneve.
Mbyllen nga ora 22:00 deri në orën 06:00, baret, restorantet, fast food, lokalet që ofrojnë shërbim për klientët.
Përjashtohen nga rregulli shërbimi në banesë, i cili duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjenike të miratuara.
Qyetarët apo subjektet që nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së infeksionit do të gjobiten në bazë të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kërkon bashkëpunimin e qytetarëve të Qarkut Elbasan dhe ju bën thirrje që të respektojnë masat e marra për parandalimin përhapjen e infeksionit, me qëllim mbrojtjen e vetës, familjarëve dhe të afërmëve. Ju faleminderit!