
Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Deputetja e Vetëvendosjes duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht pengesave për që po has, por përkundrazi u shfaq sfiduese, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik për të konstituar Kuvendin po e shtyn vendin në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve të reja.
“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë. Kushtetuta parashikon që duhet të jenë 61 vota për kryetarin e Kuvendit, njësoj vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit.
Rama nga Shkodra: Të zgjedhësh kënetën je çyryk politikisht
Çfarë ndodh kur mbani urinën për një kohë të gjatë? Ja rreziqet për
Përfundon takimi Witkoff-Putin, Kremlini: Bisedime konstruktive, SHBA ofron propozim për paqe!
Sipas kësaj logjike, i bie që nëse ata refuzojnë që të votojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë ku do t’i marrin ata 61 vota për të votuar nënkryetarin”, tha ajo.
