Erion Murataj PSD

Deputetja e Vetëvendosjes duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet, pavarësisht pengesave për që po has, por përkundrazi u shfaq sfiduese, duke theksuar se mungesa e vullnetit politik për të konstituar Kuvendin po e shtyn vendin në mënyrë të pashmangshme drejt zgjedhjeve të reja.

“Duket që ka mungesë të vullnetit që të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, por ne jemi shumë të gatshëm që t’i presim partitë politike, që të flasim me to për datën e zgjedhjeve.

Nëse ata refuzojnë që ta konstituojnë Kuvendin, atëherë është e qartë që vendi duhet të shkojë. Kushtetuta parashikon që duhet të jenë 61 vota për kryetarin e Kuvendit, njësoj vlen edhe për nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas kësaj logjike, i bie që nëse ata refuzojnë që të votojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë ku do t’i marrin ata 61 vota për të votuar nënkryetarin”, tha ajo.