Erion Murataj PSD

Paraditen e të shtunës, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pesë persona pas një konflikti, i dyshuar për motive banale, mbetën të plagosur me armë zjarri.

Fatkeqësisht në Spitalin e Traumës ndërroi jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç.

Të plagosurit janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, të cilët janë transportuar te Trauma për mjekim të specializuar.

Aktualisht Daniel Gjeloshi, Liridon Ismaili, Angjelina Ndoj jashtë rrezikut për jetën dhe do vijojnë të qëndrojnë në spital, ndërsa Amarildo Ndoj vijon në gjendje të rëndë shëndetësore.