
Në Gjykatën e Kukësit po mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Ky i fundit është i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para tre ditësh në Has, ekzaktësisht një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte dhunuar prindërit e Ylber Jakut.
Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve autorit të krimit.
Sipas dinamikës rezulton se Sallahu, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që u mjekuan në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se djali i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.
Po ashtu mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.
