
Në orën 14:18, kur Etapa e Tretë kishte një orë nga nisja, një dhi doli në rrugë dhe për pak aksidentoi çiklistët. Për fat asnjë incident dhe gara vijoi.
Etapa e Tretë e ‘Giro d’Italia’ ka filluar në Vlorë. Kjo është etapa e fundit në Shqipëri për garën e famshme të çiklizimit, që edicionin e 108 e hapi nga Shqipëria për herë të parë në histori.
Me fillim nga ora 13:18, 182 çiklistët e 23 skuadrave nisën pedalimin në kërkim të pikëve dhe fanellave respektive gjatë 160 kilometrave, duke rivalizuar terrenin kodrinoro-malor. Etapa e Dytë, zhvilluar dje në Tiranë pa Primoz Roglic të merrte fanellën rozë nga Mads Pedersen për më pak se një sekondë.
