Erion Murataj PSD

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Laç. Një 28-vjeçar ka përplasur me makinë një 84-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i lënduari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 16:20, në qytetin e Laçit, automjeti që drejtohej nga shtetasi Z. P., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. Sh., 84 vjeç, që lëviste në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin Z. P., po kryhen veprimet procedurale”, njofton policia.