Erion Murataj PSD

Një aksident në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka goditur një nxënës që po kalonte rrugën por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Ambulanca ka transportuar nxënësin drejt spitalit për t’i dhënë ndihmë mjekësore ndërsa mësohet se nxënësi ka pësuar tronditje psikologjike më shumë sesa lëndime.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.