Carlos Alcaraz fiton ATP  d’Italia 2025. Në Romë, kampioni spanjoll mposht Jannik Sinner në finale në dy sete (7-6, 6-1) dhe fiton për herë të parë në karrierë këtë turne. Në fushën qendrore të Foro Italico, për një orë zhvillohet një ndeshje e ngushtë dhe e balancuar, por më pas ndeshja kthehet në një monolog spanjoll.

Në setin e parë, Alcaraz shpëton dy mundësi për set në 6-5, dhe më pas fiton “tie-break”-un me ftohtësi dhe qartësi. Në setin e dytë, Sinner bie fizikisht dhe Carlos fiton lehtësisht me rezultatin e pastër 6-1.

Pas një mungese tre mujore nga turnet për shkak të çështjes Clostebol, Sinner arrin në finale në Romë, por zgjat vetëm një set kundër Alcaraz-it, përpara se të humbasë terren, besim dhe të mposhtet nga goditjet e fuqishme të spanjollit, duke treguar se është ende në fazë “ngrohjeje” dhe në kërkim të formës së duhur fizike dhe teknike për të imponuar lojën e tij.

Për rreth një orë, numri një i botës arrin të qëndrojë në nivelin e spanjollit, i përgjigjet goditje për goditje, por nuk përfiton nga disa raste të favorshme dhe me kalimin e kohës mungesa nga garat ndikon në të gjitha aspektet, përballë një Alcaraz-i në super formë në fushën me dhe të Romës.

Të dy tenistët tashmë do të bëhen gati për të marrë pjesë në Gran Slam e Roland Garros, që do të zhvillohet në Paris, nga e diela 25 Maj deri në 8 Qershor.