Prindërit e fëmijëve të infektuar me salmonelë në një kopsht në Gramsh kanë protestuar sot, duke kërkuar transparencë dhe masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë ushqimore. Në një prononcim për News24, një nënë tregoi shqetësimin e saj për gjendjen e djalit të saj, i cili vijon të ketë dhimbje stomaku dhe diarre edhe pas disa ditësh trajtimi.

“Fëmija është infektuar me salmonelë. Vijon të ketë dhimbje stomaku dhe diarre. Kam edhe një vajzë tjetër, i kemi bërë analizat dhe jemi në pritje të përgjigjeve. Fillimisht menduam se ishte thjesht temperaturë dhe e trajtuam me medikamente për virozë, por më vonë mësuam se ishte salmonelë. Kemi tetë ditë që jetojmë me ankth. Kërkoj siguri për ushqimin që u jepet fëmijëve tanë,” u shpreh ajo.

Ad