Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Grabian, Divjakë, ku ka mbetur i plagosur me një mjet prerës një shtetas.
Shtetasi S. J., pas një konflikti për motive të dobëta, e ka goditur me thikë shtetasin S. Q., 28 vjeç, banues në Grabian, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë materialet e hetimit i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për hetim më të hollësishëm.
Njoftimi i plotë i policisë:
Divjakë
Plagosi me mjet prerës një shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i ngjarjes.
Në datë 21.05.2021, rreth orës 22:35 njoftohemi se në fshatin Grabian, Divjakë, është plagosur me mjet prerës një shtetas.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë organizuan punën dhe bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe prangosjen e autorit.
Në fshatin Grabian, shtetasi S. J., pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. Q., 28 vjeç, banues në Grabian, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Grabian, Divjakë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.