Prej 8-vitesh punë gjithëpërfshirëse me fëmijët
Prej 8 vitesh në ambientet e “Bashkesise së Krishtere në Elbasan” organizohen aktivitete sociale me qëllim gjithëpërfshirjen dhe argëtimin e fëmijëve .“Porta e Shpreses” ka si synim integrimin e femijëve të komunitetit duke ofruar për ta ndihma në aspekte të ndryshme dhe jo vetëm kaq por dhe ambiente ku fëmijet mund të argëtohen, ushqehen dhe mësohen . Ky projekt ka kryesore ti dhurojë fëmijëve pranim ,argëtim dhe mbi të gjitha dashuri dhe përkrahje .Sipas drejtorit të këtij institucioni Ilir Koçi fëmijet të cilët janë pjesë e këtij projekti kryesisht vijnë nga familje me plagë sociale.
Vitet e fundit ka pasur rritje të numrit të fëmijeve me këto lloj problematikash ku veç insitucioneve i nevojshëm është roli i psikologëve e punonjësve sociale vullnetarëve.
Dyert e këtij ambienti janë të hapura për fëmijet e çdo grupmoshe çdo të martë dhe të shtunë pa asnjë pagesë.
egnatianews