Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke shituar kanabis.

Gjatë operacionit, është zbuluar edhe vendi ku 48-vjeçari fshihte dozat e kanabisit. 48-vjeçari i kishte fshehur në një tunel afër një pallati, në rrugën “Dalip Zavalani”, kanë gjetur doza kanabisi të gatshme për shitje, të cilat dyshohet se i kishte fshehur ky shtetas.

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.