Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
“Ku i keni ata të tjerët? Dilni more nga kafja”, dëgjohet të bëjë ai batuta me gazetarët përpara se të hyjë në godinën e SPAK.
Ndërkohë ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga prokurorët e posaçëm.