Ky është momenti kur një banor i Thethit sulmoi me lëndë djegëse molotov fadromën e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e cila po shoqërohej nga forca policore.Lënda molotov u hodh në pjesën e pasme të mjetit që ndodhej në lëvizje, por fatmirësisht nuk u shkaktuan dëme në njerëz.Në të njëjtën kohë, u sulmua edhe ura në lagjen “Gjelaj”, pak më larg, me qëllim shkatërrimin e saj, por dëmet materiale mbetën të vogla.

Pas këtyre dy sulmeve, forca te shumta policie duke perfshire edhe disa grupe te FNSH nga Policia e Shkodrës dhe Tiranës u vendosën menjëherë në Theth. Gjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm vazhduan kërkimet për autorët, të cilët, duke shfrytëzuar terrenin e vështirë dhe njohjen e zones, kanë arritur të largohen.

Fadromat e IKMT-së, tani të shoqëruara nga forca të shumta policore, kanë vijuar sot aksionin duke shembur ndërtime të tjera me struktura betoni dhe druri.

Pasojat e situatës së tensionuar në Theth kanë reflektuar edhe tek turistët e huaj, me raportime për anulime të shumta rezervimesh për ditët në vazhdim, si dhe për muajin gusht.