Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj një ditë më parë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një  28-vjeçar, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti.

https://ad.doubleclick.net/ddm/adi/N448205.5163496VIZIONPLUS/B33405568.420121323;dc_ver=106.314;dc_eid=40004001;sz=300×250;u_sd=2.813;nel=1;dc_adk=3087294996;ord=zbendm;uach=WyJBbmRyb2lkIiwiMTUuMC4wIiwiIiwiU00tUzkxOEIiLCIxMzAuMC42NzIzLjEwMyIsbnVsbCwxLG51bGwsIiIsW1siTm90P0FfQnJhbmQiLCI5OS4wLjAuMCJdLFsiU2Ftc3VuZyBJbnRlcm5ldCIsIjI4LjAuMC41OSJdLFsiQ2hyb21pdW0iLCIxMzAuMC42NzIzLjEwMyJdXSwwXQ..;dc_rfl=0,https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Ftentuan-te-vrisnin-28-vjecarin-per-vendin-e-parkimit-arrestohen-dy-persona-ne-durres-dy-ne-kerkim%2F$0;xdt=0;crlt=hdMVS97ivF;stc=1;chaa=1;sttr=3;prcl=s

Dy persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit A. L., 37 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe A. S., 18 vjeç, banues në Borakë, Shijak, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërsa në kërkim u shpallën shtetasit A. L., 44 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe S. L., 21 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Ngjarja

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në fshatin Hamallë Sektor, Njësia Sukth, Durrës, në zonën e bregut të detit Adriatik, shtetasi A. L., 37 vjeç, në bashkëpunim me vëllanë e tij A. L., 44 vjeç, si dhe nipin e tij S. L., pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin L. R., që lidhej me parkimin e automjetit përpara zonës së plazhit të A. L., 37 vjeç, konflikt i cili fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas duke përdorur armë zjarri që e mbante pa leje, ka tentuar të vrasë shtetasin L. R., 28 vjeç, banues në Kolesjan, Kukës.

Nga të shtënat, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën sende të forta si bishta druri të përdorur në konflikt.

Në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit të arrestuar A. S., u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale dy thika, të cilat ai i mbante pa leje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e të dyshuarve të shpallur në kërkim./vizionplus.tv