Stërvitja e ditës së premte zakonisht tregon shumë për qëndrimin që një skuadër do të mbajë ditën e ndeshjes. Milani sfidon sonte Atalantën dhe fitorja është e detyrueshme për të mos u varur nga rezultatet e Juventusit apo Napolit. Stefano Pioli ka bërë një punë të imtësishme psikologjike me skuadrën e cila është e dënuar të fitojë sonte në 20:45.

Kuqezinjtë nuk do të ndryshojnë shumë nga daljet e fundit kur ka munguar Ibrahimoviçi. Dilema e vetme e këtyre orëve të fundit ka të bëjë me sulmin sepse në repartet e tjera çdo gjë duket e vendosur. Donaruma do të jetë rregullisht në portë, teksa përpara tij do të luajnë Kalabia, Kjaer, Tomori dhe Teo Hernandez.

Në mesfushë dyshja Kesi-Benaser është diga që ofron më shumë besueshmëri, edhe pse Meite nuk ka bindur ndërsa Tonali me hyrje-daljet e fundit nga infermieria nuk ka një gjendje të pranueshme fizike për të luajtur titullar në një ndeshje me kaq shumë rëndësi për “Djallin”.

VIJA E PARË – Në sulm, të paktën pas ndeshjes së djeshme të kontrollit, duhet të luajë Rafael Leao i mbështetur nga Rebiç, Çalhanoglu dhe Selemekers. Në fakt, trajneri ka provuar edhe Manxukiçin si pykë me Rebiçin e Leaon në krahë, teksa Çalha u rreshtua si fantazist. Kjo provë e dytë në rreshtim duke më shumë si një eksperiment nëse sfida nuk zhbllokohet dhe kuqezinjtë mund t’i duhet të rrisin forcat në sulm për të tentuar fitoren.

Gjithsesi, Pioli do të zgjidhë dilemat e fundit ditën e nesërme kur të ketë edhe të dhëna fizike për të gjithë elementët e skuadrës. Në fakt, Manxukiç nuk duket ende gati për të përballuar 90 minuta, ndaj ka gjasa ta nisë nga stoli, megjithatë Pioli na ka mësuar me surpriza si në rastin e Brahim Diazit që si titullar ndaj Juves rezultoi një armë fatale për suksesin në “Allianz Stadium”.

SUPRIZA IBRA – Përveç fanellës së bardhë që konsiderohet si fatsjellëse, Zlatan Ibrahimoviç mund të jetë arma shtesë e Milanit nesër mbrëma. Suedezi i dëmtuar mund të ulet në stol nesër për të qëndruar sa më pranë ekipit në një sfidë kaq delikte. 39-vjeçari do të jetë “psikologu” dhe motivues për shokët e skuadrës, ndaj edhe prania e tij, të paktën në stol, mund të jetë një armë më shumë për kuqezinjtë ndaj Atalantës.