Një sasi lënde plasëse është konstatuar pak më parë nga kalimtarët e rastit në qytetin e Durrësit. • Lënda plasëse ishte vendosur, pranë hotelit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. • Konkretisht tritoli ishte vendosur brenda një çante të dyshimtë, e cila është lënë pranë hyrjes së hotelit, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ndodheshin aty pranë. • Menëherë pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth. • Ndërkohë policia ka bërë një shpërthim të kontrolluar dhe fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. • Sakaq autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe shkakun e vendosjes së lëndës plasëse.