Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy mbërriti të enjten në gjykatë së bashku me bashkëshorten e tij, ish-modelen Karla Bruni, për të dëgjuar vendimin në lidhje me akuzat ndaj tij për korrupsion.
Sarkozy akuzohet se ka marrë miliona euro nga udhëheqësi i ndjerë libian Muammar Gaddafi për të ndihmuar në financimin e fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007. Prokurorët francezë kanë kërkuar një dënim me shtatë vjet burg për Sarkozyn, i cili ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012.
Ai mund të apelojë nëse shpallet fajtor, gjë që ka të ngjarë të pezullojë dënimin e tij. 70-vjeçari është në gjyq që nga janari me akuzat për fshehje të përvetësimit të fondeve publike, korrupsion pasiv, financim të paligjshëm të fushatës dhe konspiracion kriminal me qëllim kryerjen e një krimi.
Sarkozy ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë dhe ka thënë se çështja është e motivuar politikisht.