Konferenca e Kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare është përfshirë në debate në takimin e sotëm që i paraprin seancës plenare.
Shkak është bërë deklarata e demokratit Gazment Bardhi, i cili kërkoi edhe këtë të hënë shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar i Kuvendit
DEBATI
Gazment Bardhi: Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni.
– Kemi sjellë edhe një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se është në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores. Ju duhet ta përfshini atë kërkesë.
– Çështja e 3-të. Ne kemi dorëzuar një kërkesë për Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Në bazë të Rregullores do duhej që ky mocion me debat të ishte përfshirë në këtë mbledhje të Konferencës së Kryetarëve. Sot skadon dita e 3-të e afatit siç e parashikon Rregullorja dhe deri tani ne nuk kemi njoftim për mbledhje tjetër.
E gjej pa vend dhe në shkelje të Rregullores parashikimin që çështje të ndryshme apo raporte të institucioneve Kushtetuese të kalojnë në dy komisione. Kjo është e pa vend, pasi nuk mund të raportohet në dy komisione. Nuk ka kuptim fjala vjen që Prokurori i Përgjithshëm të raportojë në dy komisione e pastaj edhe në Kuvend. I bie të ketë duble raport për një çështje apo për një institucion. Ju keni bërë ndryshime në disa nene të Rregullores, por keni harruar nenin që e rregullon këtë çështje.
Jorida Tabaku: Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk dihet, të kalojë tek Komisioni i Ligjeve. Komision përgjegjës për këto çështje është komsioni i ri, ai i për të Drejtat e Njeriut. Nuk mund të ketë komsione kryesore dhe komisione të dorës së dytë. Po shkelni bazën e Rregullores që vetë e keni ndryshuar dhe vetë e keni miratuar.
Agron Gjekmarkaj: Pavarësisht se vini nga zgjedhjet farse, Kuvendi e ka zgjedhur një kryetar dhe nuk është e nevojshme të zgjedhim një kryetar tjetër për të kontrolluar kryetarin. Nuk doja te flisja, por Balla si letrat ka krijuar një të vërtetë të tij, duke folur për arritje. Në fakt dje doli një raport i DASH-it. Kuvendi duhet të krijojë hapësirë të flitet për ato çështje themelore që janë ngritur në atë raport. Krim, korrupsion, një realitet i nxirë. Por ju po i ikni të vërtetës duke krijuar realitet fals. I ikët edhe përgjegjësisë për të folur për qeverinë tuaj pasi ju i trembeni transparencës.
Zhupa: Raportimi i institucioneve te pavarura eshte me shume vonese do i miratojme ne tetor qe ti zbatojme deri ne dhjetor. Kjo sepse ju u bete pengese qe mos ti benim ne kohen e duhur ne muajt post zgjedhjes sepse mesa duket kishit bere plan qe komisionin tuaj te njeanshem xhafa do e benit komision te perhershem per ta bere mbi gjithe komisionet. Me kete llogjike, bejeni kuvendin me nje komision, komisionin Xhafa dhe gjithe të tjerat kthejeni nenkomisione.
Ta quajme edhe kryetar kuvendi meqe do i drejtoj gjithe komisionet dhe Peleshin le ta quajme zv kryetarin e Xhafes.
Ju do mbani qendrimin qe: Kur e kemi zbatuar ne rregulloren e kuvendit qe ta zbatojme sot? Patjeter ketu keni te drejte se keni zbatuar kurre rregulloren por nuk do te thote qe ne duhet pranojme kete metode te funksionimit te parlamentit.
Sipas rregullores cdo deputet mund te marr pjese ne cdo mbledhje te cdo komisioni, keshtu qe z.Xhafa dhe deputetet e tij te vijne ne mbledhjet e bera per raportimin si ndalon njeri. Por ne asnje menyre qe Fatmir Xhafa te jete mbi kryetari dhe te kaloj cdo raportim nga ai dhe me drejtimin tim. Meqenese Balla thote se monitorimi dhe mbikqyerja do jete nga komisioni xhafa i perditshem, i perjavshem, i permuajshem atehere mbajeni ashtu dhe raportimet vjetore duhet ti vazhdoi ti bej komisioni pergjegjes.