Prokurori Adnan Xholi është kandidati i tretë për kreun e SPAK. Më herët kanë paraqitur platformën e tyre për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme prokurorët Klodian Braho dhe Elvin Gokaj.

Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kreun e SPAK

Sipas burimeve, priten dhe 2 kandidate të tjerë të shprehin interes, duke e çuar ne 5 numrin e kandidateve për pasardhësin e Altin Dumanit në krye të SPAK për një mandat 3-vjeçar.

Adnan Xholi aktualisht është shef seksioni në SPAK për hetimin e krimit te organizuar. Xholi ka hetuar dhe çuar për gjykim dhjetëra grupe kriminale dhe ka zbërthyer dosje të SKY ECC.

Pas mbylljes së afatit, KLP do të ketë në dispozicion dy muaj për të shqyrtuar kandidaturat, zhvilluar intervistat publike dhe për të marrë vendimin me votim.