Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi reagoi sot pas shpërndarjes së një materiali informues disa ditë më parë nga Sektori i Bibliotekës në adresë të deputetëve, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i ish-diktatorit Enver Hoxha.

Peleshi kërkoi ndjesë për keqkuptimin, ndërsa theksoi se teksti është nxjerrë pa interpretim.

Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Texti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje. I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim”, u shpreh Peleshi.