Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e saj të fundit përpara duelit më të rëndësishëm të kualifikueseve të Botërorit 2026, atë me Serbinë.Seanca stërvitore është kryer në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet dhe sfida mbrëmjen e nesërme.
Në pamjet e siguruara stadiumi është i rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat do të shoqërojnë skuadrën nga fusha për në hotelin në Nish.
Sfida starton në orën 20:45 të shtunën