Shqipëria ka shkruar histori në Leskovc, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 0–1, në një ndeshje të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.Përballja e zjarrtë dhe me shumë tension përfundoi me një fitore të madhe për kuqezinjtë, falë një goli të shënuar nga Rey Manaj në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një pasimi perfekt nga Arlind Ajeti.

Pas vërshëllimës finale, atmosfera në dhomat e zhveshjes ishte elektrizuese. Lojtarët shpërthyen në festë, teksa nuk munguan këngët patriotike dhe emocionet e forta.