Kryeministri Edi Rama ndodhet në njësinë 5 në Tiranë, ku po flet për buxhetin e qytetarëve në vitin 2026.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se paga minimale do të jetë 500 euro, teksa shtoi se në nëntë muajt e parë për punonjësit me pagën nën 500 euro, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore do të paguhen nga qeveria.

 RamaPaga minimale do jetë 500 euro. Në nëntë muajt e parë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro do paguhen nga qeveria. Përtej pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera, do vazhdojnë të rriten pagat për të gjithë punonjësit e shtetit.

Por siç ka ndodhur në të kaluarën, rritja e pagës minimale të rrisë më lartë edhe të tjerat në sektorin privat. Do të përfitojnë punonjësit  shëndetësisë, mësuesit, të policisë, që për hirë të së vërtetës kanë pasur disa problematika që më në fund marrin zgjidhje sepse do përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Vetëm kjo përkthehet në 50 euro plus për gradat e ulëta.