Shqipëria ka hapur negociatat me BE për të gjithë kapitujt, në një kohë rekord, brenda 1 viti. Pas mbledhjes së 7-të ndërqeveritare në Bruksel, kryeministri Edi Rama ndau një video në rrjetet sociale, ku falënderoi të gjithë delegacionin dhe skuadrën e negociatorëve.

“Kjo është një pjesë e skuadrës së negociatave, që drejtohen nga këto dy zonja Majlinda dhe Adela dhe që sot ishin të pranishëm në mbledhjen e fryteve të para të punës së tyre, ku u hapën të gjithë grupkapitujt dhe dua që t’i falenderoj me respekt dhe me admirim të gjithë negociatorët dhe qindra të tjerë që nëndrejtimin e tyre e bëjnë krenar Shqipërinë këtu në Bruksel dhe nuk është e lehtë”, tha kryeministri Rama.