Tani është zyrtare. Pas ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të botërorit, tashmë janë përcaktuar përfundimisht edhe vazot, çka do të thotë se kuqezinjtë janë njohur me kundërshtarët e mundshëm në Play Off të Botërorit.
Duke qënë se jemi në vazon e 3-të, Shqipëria ka si rival të mundshëm në vazon e dytë Poloninë, Çekinë, Sllovakinë dhe Uellsin.
Duke qënë se dardanët janë në një vazo me të besuarit e Sylvinhos, edhe kundërshtarët e mundshëm janë të njëjtë me tanët. Shorti i Play off hidhet me 20 nëntor.
NDARJA NË VAZO NË SHORT
VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë
VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut






