Zv/kryeministrja Belinda Balluku është larguar nga Kryeministria pas afro 8 orësh. Pak pas caktimit të masës nga GJKKO për pezullimin e saj nga detyra, Balluku nisi një takim me kryeministrin Rama, takim që zgjati 7-8 orë. Para 30 minutash ishte kryeministri ai që u largua, teksa tani është larguar dhe Balluku.
Takimi Rama-Balluku nisi në orën 12.20 dhe erdhi pas masës së sigurisë që u mor sot nga Gjykata e Posaçme, e cila pezulloi Ballukun nga të dyja funksionet dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Në Kryeministri u pa edhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Ka zëra në PS që thonë se gjykata ka shkelur Kushtetutën me këtë masë, pasi nuk mund të pezullohet nga detyra një ministër.
Flitet se për këtë gjë është diskutuar gjithë këto orë dhe do të duhet të presim se cila do të jetë lëvizja e qeverisë, pasi deri më tani nuk ka asnjë lloj reagimi.
Largimi i Ramës






