Ervin Salianji nuk do të jetë më drejtuesi politik në Njësinë 6 në Tiranë, ky ka qenë vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se vendimi për “vetpërjashtimin” e Salianjit vjen pas takimit që ai zhvilloi në Elbasan, ku u akuzua nga kreu i PD, Sali Berisha, se ai takim ishte organizuar nga Suel Çela dhe u cilësua si shkelje e vijës së kuqe nga ana e ish-deputetit.

Vendimi për të larguar Salianjin nga drejtimi politik i Njësisë 6, ku ishte deleguar në momentin që nisi fushata për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, vjen vetëm 3 ditë pasi PD ka thirrur protestë kombëtare para Kryeministrisë. /Vizionplus.tv/